Watch videos with subtitles in your language, upload your videos, create your own subtitles! Click here to learn more on "how to Dotsub"

A MESSAGE FOR ALL OF HUMANITY ~ Charlie Chaplin

0 (0 Likes / 0 Dislikes)
Më vjen keq por unë nuk dua të jem një perandor Kjo nuk është puna ime Nuk dua të sundoj apo pushtoj askënd. Unë do të doja të ndihmoja të gjithë nëse është e mundur, çifut, krishterë, njerëzit me ngjyrë, të bardhët. Ne të gjithë duam të ndihmojme njëri tjetrin. Qeniet njerëzore janë të tilla. Ne duam të jetojmë pranë lumturisë njëri tjetrit,jo nga mjerimi i njëri tjetrit Ne nuk duam të urrejmë dhe përbuzim njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Dhe toka e mirë është e pasur dhe mund të japë për të gjithë. Mënyra e jetesës mund të jëtë ë lirë dhe e bukur, por ne kemi humbur rrugën. Lakmia ka helmuar shpirtrat e njerëzve, ka rrethuar botën me urretje na ka ngecur ne mjerim dhe gjakderdhje. Ne kemi zhvilluar teknologji, por kemi izoluar vetët tona. Makineritë që japin me bollëk na kanë lënë për të dëshiruar. Njohuritë tona na kanë bërë cinik, zgjuarsia jonë të vështirë dhe të pasjellshëm. Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak. Më shumë se sa makineri ne kemi nevojë për njerëzimin. Më shumë se sa zgjuarsi ne kemi nevojë për mirësi dhe butësi. Pa këto cilësi jeta do të jetë e dhunshme dhe e gjitha do të humbasë. Aeroplani dhe radioja na kanë sjellë më afër së bashku. Natyra e vërtetë e këtyre zbulimeve thërret për të mirën tek njeriu, thërret për vëllazëri universale, për bashkimin e të gjithë neve. Edhe tani që zëri im po arrin miliona në mbarë botën, miliona burra të dëshpëruar, gra dhe fëmijë të vegjël,viktima të një sistemi që i torturon njerëzit dhe burgos të pafajshmit. Për ata që mund të më dëgjojnë, une ju them ‘’Mos e humbni shpresën’’. Mjerimi që tani eshte mbi ne nuk është gjë tjeter veçse kalimi i lakmisë dhe hidhërimi i disave që të cilët i druhen rrugës progresit njerëzor. Urretja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin dhe fuqinë që ata ia morrën popullit do t’ia kthejnë popullit. Dhe për sa kohë njerëzit do të luftojnë, liria kurrë nuk do të vdesë Ushtarë! Mos ja jepni jetët tuaja monstrave, që ju përbuzin dhe ju skllavërojnë, që sundojnë jetët tuaja, ju tregojnë cfarë të bëni, cfarë të mendoni dhe cfarë te ndjeni. Ju mësojnë se si të flisni, ju ushqejnë me mbeturina, ju trajtojnë si kafshë, ju përdorin si mish lufte. Mos ja jepni jetët tuaja këtyre njerëzve të panatyrshëm… njerëzve hekur me mendje hekur dhe zemër hekuri! Ju nuk jeni robotë! Ju nuk jeni kafshë! JU JENI NJEREZ! Ju keni një dashuri për njerëzimin në zemrat tuaja! Ju nuk urreni! Vetëm urretja antipatike, antipatike dhe e panatyrshme. Ushtarë! Mos luftoni për skllavëri! Luftoni për liri! Në kapitullin 17 të Shën Lukës, thuhet ‘’mbretëria e Zotit është brenda njeriut” jo të një njeriu as të një grupi njerëzish, por në të gjithë njerëzit! Tek ty. Ju, njerëzit, keni fuqinë, fuqinë për të krijuar teknologji, fuqinë për të krijuar lumturi! Ju njerëzit keni fuqinë për ta bërë këtë jetë të lirë dhe të bukur, për ta bërë këtë jetë një aventurë të mrekullueshme. Atëherë ne emër të demokracisë, le ta përdorim këtë fuqi. Le të bashkohemi të gjithë. Le të luftojmë për një botë të re, një botë të mirë, që do t’i japë njerëzve një shans për të punuar,që do t’i japë rinisë një të ardhme dhe të moshuarve siguri. Me premtimin e këtyre gjërave, monstrat kanë arritur pushtetin. Por ata gënjejnë! Ata nuk e përmbushin premtimin e tyre. Kurrë nuk do e bëjnë. Diktatorët lirojnë vetët e tyre dhe skllavërojnë popullin! Tani le të luftojmë për ta përmbushur këtë premtim! Le të luftojmë për lirinë e botës! Për t’u larguar nga pengesat kombëtare! Për t’u larguar nga lakmia, urretja dhe intoleranca! Le të luftojmë për një botë që arsyeton, një botë ku shkenca dhe progresi do të na çojnë drejt lumturisë të të gjithe njerëzve. Ushtarë, në emër të demokracisë, le të bashkohemi të gjithë!

Video Details

Duration: 3 minutes and 58 seconds
Country: Albania
Language: English
Genre: None
Views: 109
Posted by: thevenusprojectalbania on Jan 28, 2012

A MESSAGE FOR ALL OF HUMANITY ~ Charlie Chaplin

Caption and Translate

    Sign In/Register for Dotsub to translate this video.