Watch videos with subtitles in your language, upload your videos, create your own subtitles! Click here to learn more on "how to Dotsub"

Radioactivity- Expect the unexpected - Steve Weatherall

0 (0 Likes / 0 Dislikes)
Vetem ne 100 vitet e fundit, raca njerezore ka kuptuar se berthamat e elementeve kimike nuk jane gjithmone te pandryshueshme. Mund te ndryshoj vetvetiu nga nje element ne nje tjeter. Emri i ketij procesi eshte radioaktiviteti. Ndoshta, ju dini dicka rreth berthamave: jane me te vogla se atomi, eshte e perbere nga grimca te quajtura protone dhe neutrone, ka elektrone qe levizin perreth tij. Megjithese, atomet mund te ndajne ose te shkembejne elektrone kur jane te lidhur me njeri-tjetrin, berthamat vete nuk ndryshojne kurre. Apo jo? Epo, jo. Disa berthama nuk jane te qendrueshme. Kjo do te thote se ato mund te ndryshojne papritur, vetvetiu. Berthamat radioaktive flakin nje grimce te vogel dhe transformohen ne nje element tjeter. Per shembull, nje berthame karboni mund te nxjerr nje elektron me shpejtesi te madhe dhe kthehet ne nje berthame nitrogjeni. Jane dy grimca te ndryshme qe mund te emetohen nga nje berthame radioaktive, por kurre se bashku. Elektroni me i shpejte njihet si grimca beta. Ne qofte se dini pak rreth elektroneve, ju do te mendoni, cfare po bente elektroni ne berthame? Pergjigja eshte, qe nje nje neutron ne berthame ndryshoi ne nje proton, i cili qendroi prapa, dhe elektroni fluturoi jashte si nje grimce beta. Kjo nuk eshte cfare kimia na ka mesuar. Berthama supozohet te jete e qendrueshme. Neutronet nuk ndryshojne ne protone. Pervec, se disa here ndodh! Grimca tjeter qe del vetvetiu nga nje berthame jo e qendrueshme eshte alfa. Nje grimce alfa eshte 8000 here me e madhe se beta, dhe eshte pak me e ngadalte. Alfa eshte e perbere nga dy protone dhe dy neutrone. Ne qofte se bashkojme disa grimca alfa bashke, ne perfitojme gazin helium. Alfa eshte nje berthame heliumi. Si grimca beta, ju nuk prisnit qe nje berthame e rende te nxirrte helium. Por perseri, kjo ndodh dhe berthama kthehet ne nje element te ri. Pra, radioaktiviteti eshte i dobishem apo i rrezikshem? Kudo qe jeni ulur, ka shume gjasa qe te ndodhet nje pajisje afer, e cila permban nje burim te grimcave alfa: nje sensor tymi. Burimi eshte Americium radioaktiv. Ju jeni komplet te mbrojtur nga keto grimca alfash, te cilat nuk mund te levizin vetem disa centimetra ne ajer. Grimcat beta depertojne me shume permes materialeve sesa grimcat alfa. Atomet radioaktive perdoren ne mjekesi si gjurmues, per te shfaqur se si kimikatet levizin tek pacienti. Grimcat beta hiqen nga atomet dhe kane mjaft energji per te dale nga trupi dhe te gjurmohen. Ka dhe nje tip te trete te rrezatimit nuklear: gama, e cila nuk eshte nje grimce. Eshte nje vale elektromagnetike, si mikrovala, ose drita, por eshte 1000 here me energjike se drita e dukshme. Rrezatimet gama mund te kalojne permes trupit tend. Gama perdoret per te vrare bakteret ne fruta ne menyre qe te rritet jetegjatesia e saj, ne radioterapi per te vrare qelizat kanceroze. Subsatncat radioaktive ngrohen dhe kjo nxehtesi mund te perdoret per te gjeneruar fuqi. Kjo nxehtesi eshte sjelle qe me perdorimin e sondave hapesinore dhe ne te shkuaren ne stimuluesit kardiak per zemren. Sa me shpejt ngadalesohet rrezatimi nuklear, me shume demtime i shkaton atomeve qe godet. Kjo quhet jonizim. Alfa shkakton me shume jonizim teksa perplaset ne atome te tjera dhe gama me pak. Tek njerezit, efekti me serioz i rrezatimit eshte demtimi qe mund ti shkaktoj ADN. Megjithese alfa nuk mund te hyj nepermjet lekures tone, nese thith ose gelltit nje berthame radioaktive, pasojat shendetsore mund te jene te renda. Radioaktiviteti eshte i dobishem dhe vdekjeprures, por eshte perreth nesh si nje sfond i botes natyrale.

Video Details

Duration: 4 minutes and 15 seconds
Country:
Language: English
License: Dotsub - Standard License
Genre: None
Views: 49
Posted by: erinda on May 5, 2016

Radioactivity- Expect the unexpected - Steve Weatherall

Caption and Translate

    Sign In/Register for Dotsub to translate this video.